Në një odë e me çaj rusi, Bulliqi zgjedhë një vend komod për festë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me komunën llapjane.
Festa të shumta janë zhvilluar që nga e diela e kaluar, teksa Bulliqi sot është bërë pjesë edhe e një ndeje në një odë, shkruan IndeksOnline.
Duke e shoqëruar qëndrimin me çaj rusi, muzikë live e shumë muhabet, Bulliqi sërish ka festuar për +4, i rrethuar me shumë bashkëqytetarë.