75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në një shkollë të Pejës, hajnat vjedhin tre ditarë

Në Qyshk të Pejës është raportuar për një vjedhje të pazakontë.

Bëhet fjalë për vjedhjen e tre ditarëve nga një shkollë në këtë vend të Pejës.

Punëtori i shkollës ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar brenda shkollës ku i kanë vjedhur tre ditarë.

Policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin./Indeksonline/