Në një shkollë të Prishtinës, gjendet plastikë në kifle

Plastikë e shkrirë është gjetur brenda një prej kifleve me të cilat ushqehen nxënësit e shkollës “Naim Frashëri”, në Prishtinë.
Nuk dihet se si ka ndodhur, por pa dyshim se është mjaft e rrezikshme në rast se ndonjëri prej fëmijëve do të ushqehej me të pa e shikuar.
Në mënyrë anonime në redaksinë e Indeksonline, prindërit janë shprehur të shqetësuar se si fëmijëve u servohen ushqime të tilla.

Kjo nuk është hera e parë që prindërit shprehin shqetësim për këtë gjë, pasi edhe më parë pati raste kur nëpër kifle me të cilat ushqehen fëmijën gjendej diçka që s’do të duhej të ishte në të./Indeksonline/