16:07 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në një shtatë persona raportojmë efekte anësore pasi kanë marrë vaksinën ruse

Po vazhdon të ketë polemika të mëdha se a duhet apo jo të merret vaksina ruse pa i kaluar të gjitha protokollet e testimeve që kërkohen sipas OBSH-së.

Pasi presidenti Vladimir Putin pohoi se vaksina ruse Sputnik V po funksion mjaft efektivisht, tashme ministri i Shëndetësisë i këtij vendi theksoi se një në shtatë vullnetarë që ishin pjesë e provës së vaksinës treguan efekte anësore.

Ministri Mikhail Murashko tha se deri më tani, mbi 300 nga 40,000 vullnetarë të njoftuar janë vaksinuar me Sputnik V. Ai shtoi se rreth 14 për qind janë ankuar për dobësi, dhimbje muskulore për 24 orë dhe një rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit .

Kur Rusia miratoi vaksinën e saj të mundshme antikoronavirus në gusht, disa ekspertë ngritën shqetësime në lidhje me efektivitetin e saj për shkak të mungesës së provave.