75 Mall Live Search
08:48 / E Hënë, 20 Maj 2024 / L K

Në një veturë në, Leposaviq, gjenden substanca të ndryshme narkotike, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq ka hasur në një veturë të dyshimtë, ku ne të ndodheshin qelsat e veturës dhe gjatë kontrollit kanë konfiskuar substanca narkotike të ndryshme dhe dy telefonë.

PK-ja përmes raportit ka njoftuar se ende nuk është arrestuar askush, por që hetimet kanë filluar.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë hasur në një veturë të dyshuar e cila ishte e parkuar, e pa mbyllur me qelës dhe qelsat e veturës ndodheshin brenda në veturë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar : Substancë e dyshuar narkotike në formë të pluhurit të bardhë me peshë 3.3 gr,  substancë e dyshuar e llojit Ekstazi me peshë 3.8 gr dhe dy telefona celularë. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndekSOnline.