16:53 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në njërën anë Kosovën e në tjetrën Anglinë, këta fëmijë njohin vetëm paqe

Kosova sot po feston, kudo në rrugë shihet gëzim e entuziasëm.

Djemtë tanë, krenaria e vendit tonë sot do të ndeshen me kombëtaren e Anglisë.

Si gjithmonë Kosova ka tifozë që janë përherë me ta dhe mbështetësit më të mëdhenj të tyre, shkruan Indeksonline.

E, për ta shikuar lojën sot në rrugë u panë edhe fëmijë. Si shenjë falenderimi ndaj shtetit anglez, Aroni dhe Loreni, në fytyrat e tyre kishin vizatuar dy flamuj, atë të Kosovës dhe Anglisë.

Lumturia e tyre vërehet përmes fytyrave të tyra të ëmbla e plot ardhmëri, të cilët kishin dalur me prindërit e tyre në Prishtinë për ta parë ndjeshjen futbollistike.

Aroni dhe Loreni janë djemtë e prezantueses kosovare, Mirjeta Morina./Indeksonline/