75 Mall Live Search
22:04 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në njërën anë trajtohen pacientët në një QKMF në Prishtinë, në anën tjetër kumbon muzika!

Prej gjashtë muajsh Kosova po përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Padyshim se ndikimi më i madh nga kjo pandemi është në shëndetësi. Fluksi i madh nëpër Qendrat Familjare e Spitalet Rajonale është vërejtur thuajse çdo muaj, e sidomos muajt e fundit.

Por pavarësisht vdekjeve, numrit të të infektuarve e gjithë rrezikut që po kanoset nga ky virus, dikush nuk i ndalë dasmat e ahengjet e ndryshme.

Përderisa në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabri (apo njohur ndryshe si lagjja Emshir) në Prishtinë po trajtohen pacientë të shumtë, ndër ta edhe të prekur me koronavirus, dikush në afërsi nuk po e ndalë volumin e muzikës, raporton Indeksonline.

Në një video të dërguar në redaksi të Indeksonline dëgjohet qartë muzika e lartë në një nga restorantet e kësaj lagje, që padyshim shqetëson edhe pacientët të cilët kërkojnë trajtim në këtë Qendër Familjare.

Qeveria e Kosovës pati marr vendim që të ndalojë organizimin dhe mbajtjen e ahengjeve anembanë vendit, në mënyrë që të parandalohet mundësia e përhapjes edhe më të madhe të virusit COVID-19.

Në Kosovë figurojnë 12 mijë e 683 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 8 mijë e 942 të shëruar.

Si pasojë e këtij virusi humbën jetën gjithsej 492 persona./Indeksonline/