Në Novosellë të Pejës një i ri gjindet pa shenja jete

Një ngjarje e rënda ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës. Një i ri i moshës 21 vjeçare është gjetur pa shenja jete.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i riu është D. Brahimaj. I ndjeri është gjetur pa shenja jete në dhomën e fjetjes.
D.Brahimaj u dërgua në Spitalin e Pejës ku është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës dhe po mirret me rastin./Indeksonline/