“Ne nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve”, thotë Zelensky në Ditën e Flamurit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do t’i lëshojë territore Rusisë, ndërsa shënoi Ditën e Flamurit Kombëtar.
Zelensky tha se flamuri ishte një “qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës”.
“Ata e mbajnë flamurin. E mbajnë sepse e dinë që ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi”, tha ai.
Ai shtoi: “Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, jo vetëm Vovchansk ose Dobropillia, por të gjithë Ukrainën”.
Ceremonia u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit.
Ndryshe, Zelensky i ka bërë thirrje vazhdimisht Putinit që të takohet me të, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të negociuar përfundimin e luftës.