06:42 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Ne nuk jemi Katalonia”: thojnë separatistët e Italisë

Për derisa investitorët tërhiqen nga Katalonia, nga frika se rajoni i pasur mund të shkëputet nga Spanja, një tjetër rajon evropian, po kërkon më shumë autonomi.

Rajoni italian Lombardia, motori industrial i vendit dhe shtëpia e kryeqytetit të saj financiar Milan, do të zhvillojë referendum të dielën për më shumë autonomi.

“Ne nuk jemi Katalonia,” tha presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni.

“Ne mbetemi brenda kombit italian me më shumë autonomi ndërsa Katalonia dëshiron të bëhet shteti i 29-të i Bashkimit Evropian. Ne, jo. Jo tani për tani “, tha Maroni.

Ndërsa, Roma thotë se referendumi është i panevojshëm, edhe pse lejohet nën kushtetutën e Italisë, që rajonet të hapin bisedime për më shumë autonomi./AktivPress