13:21 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në Obiliq ka filluar rrënimi i objekteve të vetmisë

Sot, në Komunën e Obiliqit, në kuadër të DSHPE-së,DMM-së dhe DI-së, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës, ka filluar procesi i rrënimit të objekteve të vetmisë të cilat gjenden në qendër të qytetit të Obiliqit.

Për të parë nga afër këtë proces ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka shprehur falënderimin e tij për Korporatën Energjitike të Kosovës në ofrimin e makinerive të rënda për rrënimin e këtyre objekteve, Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” njësia Obiliq, ekipet e drejtorive komunale dhe gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar.

Kryetari Gashi ka theksuar se: “Këto objekte të vjetëruara dhe të demoluara, nuk kanë plotësuar kushtet për jetës, në këtë formë Ne si komunë, kemi marrë vendim për rrënimin e tyre.

Obiliqi prej tani frymon ndryshe!Kjo pjesë po hap rrugë për investime të reja, në ndërtimin e sheshit “Adem Preniqi”.Obiliqi po merr pamje të re, për të cilën secili qytetarë ka ëndërruar, Obiliqi po ndryshon.” u shpreh mes tjerash Kryetari Gashi.