Në Onkologji rikthehet në punë Rezonanca Magnetike

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare, është rikthyer në punë, Rezonanca Magnetike (MRI). Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, njofton se aktualisht në funksion janë dy rezonanca magnetike, të cilat janë duke punuar me kapacitet të plotë.
“Është rikthyer në punë Rezonanca Magnetike (MRI), e cila ndodhet në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Aktualisht, në funksion janë dy Rezonancat Magnetike, të cilat janë duke punuar me kapacitet të plotë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./IndeksOnline/