15:37 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në ora 18:00 mbahet mbledhja e Qeverisë Hoti

Pas takimit me krerët e institucioneve shëndetësore, Avdullah Hoti do ta mbledhë Qeverinë e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë Hoti gjatë konferencës për media, ndërsa tani u njoftua edhe nga Zyra e tij.

Aty sipas Hotit do të miratohet plani i ri i veprimit ndaj Covid-19.

Mbledhja do të fillojë nga ora 18:00./Indeksonline/