75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Në ora 2 të natës ia vjedhin 2 viça një personi në Istog

Mbrëmë rreth orës 02:00 ka ndodhur një vjedhje në istog, saktësisht në fshatin Veriq.

Arben Muslijaj për IndeksOnline ka thënë se mbrëmë hajnat Ia kanë vjedhur dy viça në shtallë.

Ai ka dërguar një video ku shihet të dyshuarit duke e kryer aktin.

Muslijaj ka treguar se kafshët janë vjedhur nga dera e pasme e shtallës ndërsa kamera ka kapaur vetëm të dyshuarit gjersa hynin brenda aty.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës, të cilët po merren me rastin./IndeksOnline/