75 Mall Live Search
12:09 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Z S

Në orën 16:00 nis numërimi i votave për kandidatët për Kuvende Komunale

Në orën 16:00 më 13.10.2025 në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, salla “1 Tetori”, fillon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvende Komunale. 

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ ), Vlamir Elezi për Indeksonline.

Deri më tani, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në tri komuna.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në tri komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në dy komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një komunë./Indeksonline/