75 Mall Live Search
03:12 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në orën 3 të mëngjesit niset edhe autobusi i dytë nga Durrësi për në Prishtinë

Shumë qytetarë nga Shqipëria, po kalojnë natën nën qiell të hapur, derisa çadra janë ngritur në Durrës, Thuman, Mamurras dhe Kurbin.

Por, nuk kanë munguar edhe shqiptar të cilët iu kanë kundërpërgjigjur thirrjes së kosovarëve për strehim.

Momentalisht, që shënon orën 03:00 të mëngjesit, një autobus me 50 banorë të prekur nga tërmeti i sotëm janë nisur drejt Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Ky është autobusi i dytë, që u nis nga Durrësi në Prishtinë me nga 50 udhëtarë, ndërsa edhe 30 banorë të tjerë bashkë me PLISAT janë nisur para mesnatës.

Qendrat e pritjet në Prishtinë tashmë janë bërë gati për të pritur vëllezërit dhe motrat shqiptare.

Ndryshe, numri i viktimave tashmë ka arritur në 24, ndërsa 650 kanë mbetur të lënduar./Indeksonline/