Në orët e vona Hoti falënderon kabinetin e tij: Mirënjohës për durimin ndaj kërkesave të mia të panumërta

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka gjetur pak kohë për falënderime në orët e vona të mbrëmjes.
Hoti përmes një publikimi në Facebook zgjodhi të falënderojë kabinetin e tij.
Ai tha se ata janë vajzat dhe djemtë që i gjen në zyrë në mëngjes në 07:30 dhe i lë në zyrë çdo mbrëmje, transmeton Indeksonline.
Ajo çfarë bie në sy është se asnjëri s’kanë maska, e asnjëri nga ta s’ka respektuar distancën e paraparë në masat e ndërmarra për anti-COVID.

Postimi i plotë:
Vajzat dhe djemtë që i gjejë në zyrë në mëngjes në 7:30 dhe i lë në zyrë çdo mbrëmje. Mirënjohës ndaj secilit për punën me pasion dhe, sigurisht, për durimin ndaj kërkesave të mia të panumërta.