75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / OSH

Në orët e vona një veturë në Ferizaj i del trenit përpara… (Pamje)

Para pak minutash një aksident në mes një treni dhe një veture është shmangur fatmirësisht.

Rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Ferizajit një veturë ka penguar qarkullimin e trenit, shkruan IndeksOnline.

Një dëshmitar i rastit ka thënë se një veturë ka dal në hekurudhë në momentin kur treni ishte në lëvizje, mirëpo fatmirësisht drejtuesi i trenit ka arritur të ndalë atë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet se në vendin e ngjarjes tanimë ka arritur edhe Policia e Kosovës dhe po largohet vetura nga aty me “marimangë”,

Si pasojë e kësaj qendra e Ferizajit është bllokuar nga trafiku për 20 minuta.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe mbrëmë, ku treni në Ferizaj goditi një veturë të tipit Audi./IndeksOnline/