Në Oscar nuk mungojë as Rihanna, provokuese në fustan të shkurt
Beyonce dhe Jay-Z kanë organizuar ndejën pas ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ për të dytin vit me radhë.
Në këtë aheng morën pjesë yjet e listës A të Hollywood-it, shkruan Indeksonline.

Në mesin e shumë yjeve që morën pjesë ishte edhe ylli i muzikës, Rihanna e cila nuk kaloj pa vëmendje mediatike.

Rihanna u pa me një dukje tërë glamur në një fustan leopard i cili i shkonte për mrekulli derisa ajo dukej në super formë.

Ylli i shumë hiteve nga Barbadosi pas një pauze të gjatë në muzikë ka filluar punën për albumin e ri i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ndryshe, ndeja e organizuar nga çifti i famshëm, Jay-Z dhe Beyonce është një prej ndejave më të njohura në mesin e yjeve të Hollywood-it në të cilin ishin të pranishëm edhe Drake, Leonardo DiCaprio, Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez e shumë emra të tjerë./Indeksonline/

