Në panairin më të madh të elektronikës ndalet rryma
Për shkak të mungesës së rrymës janë evakuuar edhe pjesë të qendrës me sipërfaqe prej tre milionë katrorë, ndërsa qasja në lokacion për një kohë të shkurtër ishte kufizuar.
Organizatorët e panairit thanë se kanë kontaktuar me kompaninë elektrodistributive dhe se rryma ka ardhur pas dy orësh.
Shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike nuk është i njohur, por mendohet të jetë si pasojë e shirave të mëdha.