75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 25 Qershor 2023 / AR

Në paradën e 4 korrikut në New York do mbahen homazh për Tina Turner

Tina Turner, e cila vdiq muajin e kaluar, do të nderohet gjatë paradës vjetore më 4 korrik në Nju Jork, raportojnë mediat amerikane. 

Këngëtarja u nda nga jeta në fund të majit në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, transmeton Indeksonline.

Gjatë paradës së Ditës Kombëtare të SHBA-së, mijëra predha me ngjyrë ari përgjatë lumit Lindor do të krijojnë një ujëvar për të nderuar Turner.

Edicioni i 47-të i paradës përfshin edhe shfaqje të ndryshme. Ndër të tjera do të performojnë Ashanti, Bebe Rexha, Ja Rule dhe LL Cool J./Indeksonline/