75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë aderimet, në PDK të Prizrenit, Totaj i mirëpret

Kanë vazhduar edhe ditët e fundit të fushatës aderimet në degën e PDK-së, në Prizren.

Kryetari i degës në këtë qytet, Shaqir Totaj, u ka uruar mirëseardhjen duke thënë: “Çdo ditë shumë qytetarë po i bashkohen vizionit të kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli”.

“U jam mirënjohës të gjithë atyre, që tashti i janë bashkuar vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin, do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për qytetarët, në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës me Kadri Veselin kryeministër, do të jenë vazhdimisht në përkrahje të interesave të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Petrova dhe gjithë nëndegët e PDK-së  janë  shembull i mirë i punës dhe përkushtimit”, ka thënë Totaj.