16:46 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në Pejë arrin mbi 12,000 numri i votuesve

Në qendrat kryesore të votimeve në Pejë kanë votuar mbi 12,000 votues. Saktësisht 12,711 votues.

Sipas të dhënave të drejtorëve të shkollave thuhet se në qendrën me numrin e votuesve më të mëdhen në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija”, në Pejë kanë dalë për të votuar 3094 votues, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në shkollën e vjetër teknike, ish-byrone deri në orën 15:00 kanë votuar 1704 qytetarë.

Kurse në shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, kanë votuar gjithsej 2005 qytetarë.

Numër të madh të votuesve ka pasur edhe në shkollën “Lidhja e Prizrenit” me 1364 votues ndërsa në shkollën fillore “Asdreni” ka pasur rreth 2000 votues.

Indeksonline nuk ka mundur të marr informacion për numrin e votuesve nga Drejtori i Shkollës “8 marsi”, Turhan Bajraktari për arsye se ai sot e ka sulmuar dhe kërcënuar gazetaren tonë për arsye se ajo kishte raportuar për disa vëzhgues të cilët i kishin thyer rregullat e KQZ-së.