Në Pejë një mashkull thyen derën e banesës së një gruaje dhe tenton t’i vërë flakën
Gjatë ditës së djeshme në Pejë është arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte thyer derën e banesës së një gruaje dhe më pas kishte tentuar t’i vërë flakën, transmeton IndeksOnline.
Policia ka ndërhyrë me kohë dhe ka arritur ta ndalojë të dyshuarin, duke parandaluar përshkallëzimin e rastit.
Sipas njoftimeve, i dyshuari ishte i pajisur edhe me urdhër mbrojtës, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
Pamjet: Foto ilustruese.

