Në Pejë, raste të reja me koronavirus

Janë edhe 6 raste të reja që kanë dalë pozitiv në testin për covid19 në Kosovë.
Nga këto 6 raste, 2 vijnë nga komuna e Pejës.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Indeksonline/