Në pension që 9 vite, por paga e Sir Alex Ferguson te United është marramendëse!

Sir Alex Ferguson doli në pension si trajner i Manchester United nëntë vjet më parë. Megjithatë, skocezi legjendar ka të ardhura marramendëse ngase fiton plot 235 mijë funta në javë.
Sir Alex është ambasador i klubit, ka rol këshillues në blerjet e United si dhe është negociator i marrëveshjeve të klubit.
Më shumë së 2 milionë euro në vit janë përfitimet e Ferguson në pension. Ish-trajneri më i mirë në botë ka mbushur 80 vite jetë dhe vazhdon të jetë i lidhur me Manchester Unitedin.
Legjenda e futbollit ka bërë pasuri të madhe edhe nga shitja e librit të tij “Autobiografia ime”, me të cilin ka shitur miliona kopje.

Pasuria e tij vlerësohet mbi 40 milionë euro aktualisht. Që nga pensionimi i tij, United ka fituar vetëm tre trofe duke patur rënie të madhe në rezultate./Indeksonline/