Në përvjetorin e 6-të si trajner te Liverpooli, Klopp zbulon edhe një “diamant”

Liverpooli sot ka zyrtarizuar kontratën e parë profesionale me supertalentin e skuadrës, Kaide Gordon. 16 vjeçari kishte ardhur te The Reds para 10 vitesh nga Derby Country.
Në shtator, Gordon është bërë debutuesi i pestë më i ri në histori të Liverpoolit.

Liverpooli i ka bërë dhuratë anglezit të ri, vetëm tre ditë para se ai të festojë ditëlindjen e 17-të.
Klopp sot feston 6 vjetorin e arritjes te Liverpoolit dhe kontrata me Gordon është një sinjal i mirë për të ardhmen e skuadrës./Indeksonline/