75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Xhensila ia bën një befasi të bukur Bes Kallakut, në pëvjetorin e dytë të martesës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, mbrëmë e ka befasuar burrin e saj, aktorin Bes Kallaku, në përvjetorin e dytë të martesës, shkruan Indeksonline.

Para dy vjetësh më 1 shtator 2017, Besi dhe Xhensila i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesën.

Pastaj ata u gëzuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ajkës, e cila u solli shumë lumturi.

Së fundmi, Xhensila ka vendosur që t’ia bënte një befasi burrit të saj Besit, duke i organizuar një ambient të bukur në qiell të hapur.

Besi dhe Xhensila kaluan çaste të bukura së bashku duke shijuar befasinë e këngëtares, madje ata ndanë këto momente edhe me fansat e tyre të shumtë, të cilët i ndjekin vazhdimisht ata. /Indeksonline/