Në përvjetorin e lidhjes, Teuta Krasniqi bën dedikim dashurie për bashkëshortin
Për Teuta Krasniqin dhe Adonis Morina sot është një ditë e veçantë, pasi po festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre.
E, aktorja kosovare, Teuta ka uruar bashkëshortin e saj, Adonis Morina me rastin e përvjetorit të lidhjes.

Përmes një statusi në Instagram, aktorja ka bërë një dedikimi dashurie për partnerin e saj me të cilin ka një vajzë.

“Ti je e sotmja ime dhe të gjitha të nesërmet e mia. Urime përvjetorin, e imja përgjithmonë. T’du jetë, Adonis Morina”, ka shkruar Teuta./Indeksonline/
