75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Në përvjetorin e parë të martesës, Hailey me fjalë të ëmbla për Justin

Janë një nga çiftet më të përfolura në botë.

Ata madje çdo moment shfaqin momente dashurie edhe përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa, sot është modelja Hailey Bieber, ajo që me një fotografi mjaftë të ëmbël e fjalë emocionuese ka uruar bashkëshortin e saj, këngëtarin Justin Bieber.

“1 vit më parë kam thënë “po” që të jem miku më i mirë në jetën tënde, dhe sot që të dua më shumë se çdo gjë tjetër dhe e dua jetën për shkak teje.. ne po mësojmë dhe po rritemi së bashku”, ka shkruar ajo./Indeksonline/