75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Në përvjetorin e pavarësisë organizohet turnir në nder të heroit Afrim Bunjaku

Në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në komunën e Vushtrrisë do të organizohet një turnir futbolli në nder të heroit Afrim Bunjaku.

Në këtë turne futbolli të vogël pjesëmarrës do të jenë ekipet më të mira vendore dhe ato jashtë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vushtrria do të jetë mikpritëse e yjeve të futsallit në turneun i cili do të zgjasë tre ditë.

FC Drenica, Shkupi, FC Vjosa, Trepça, FC Prishtina, FC Rahoveci, FC Liqeni janë disa nga emrat e skuadrave që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në turnir.

Kujtojmë që Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës në veri të Kosovës, me datën 24 shtator 2023 në sulmin i cili ndodhi në Banjskë të Zveçanit./IndeksOnline/