Në pikë të ditës llapjani gjuan me armë nga vetura në drejtim të katër personave dhe ikën

Në mes të ditës, një qytetar nga Podujeva, që ngiste veturën me targa të huaja, ka shtënë me armë në drejtim të një veture tjetër e në të cilën ndodheshin katër persona, transmeton IndeksOnline.
Siç bën të ditur policia askush nuk është lënduar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, theksohet në raportin 24-orësh të policisë.