75 Mall Live Search
10:32 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Në pikë të natës, hajni thyen dhe futet në një market të Fushë Kosovës

Një market është thyer nga një hajn mbrëmë.

Bëhet fjalë për “Albi Market” në Fushë Kosovë.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”, teksa në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si hajni del nga xhami i thyer i marketit dhe fillon të vrapojë në drejtim të panjohur.

Nuk dihet ende se çfarë ka arritur të vjedhë ky hajn dhe sa dëm i ka kushtuar marketit.