75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Në pikë të natës, tentojnë të heqin rrethojat që ndajnë korsitë në Fushë Kosovë

Dy persona të panjohur kanë tentuar të heqin rrethojat që ndajnë korsitë në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në Rrugën e Pejës.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si të dyshuarit godasin me mjet të fortë rrethojat dhe tentojnë ti prishin ato.

Akoma nuk dihet arsyeja se përse personat në fjalë kanë tentuar të prishin këto rrethoja.

Indeksonline ka kontaktuar edhe policinë për të marrë detaje mbi rastin por që nuk ka marrë përgjigje deri më tani./Indeksonline/