20:30 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë, Policia dhe Dogana kapin 107 kg duhan të pa përpunuar

Me datë 17.01.2020 rreth orës 18:00, në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas dyshimeve të ngrituara lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjten e kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë ( i pa përpunuar), 10 thasë.Është bërë matja nga kompetentët e Doganës ku duhani ka rezultuar me peshë 107 kg” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Derisa, Dogana e Kosovës është marr me rastin./Indeksonline