Në pikën Kufitare në Han të Elezit policia konfiskon brenda një veture rroba në vlerë 800 euro, s’i kishte deklaruar pronari

Policia e Kosovës, përkatësisht departamenti i Kufirit, ai i stacionit Policor Kufitar në Han të Elezit, ka ndaluar një veturë të tipit Tiguan, brenda së cilit një personi i janë gjetur një sasi e rrobave e të cilat ai nuk i kishte deklaruar.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë brenda veturës së S.H janë gjetur 51 fustan, 10 këmisha, 8 pantallona për meshkuj, 4 komplete për fëmijë, 8 maica dhe 2 pantallona për femra.
“Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit afërsisht vlerën 800 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së taksës dhe vlerës së mallit”, thuhet në raportonin e policisë.
Siç theksohet tutje me konsultim me Prokurorin rasti është iniciuar rastet “Kundërvajtje doganore , përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa malli i kontrabanduar është dorëzuar Doganës së Kosovës.