21:22 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në plazhet shqiptare çka s’ka, edhe shalqi edhe bakllava!

Ditët e nxehta të gushtit kanë bërë që shumë njerëz t’u drejtohen plazheve të vendit. Por, mbipullimi në to ka edhe pasoja sidomos në ambient.

Këto foto janë shkrepur këtë të martë në Golem të Kavajës, në këto ditë tejet të nxehta të gushtit dhe me temperatura ndër më të lartat.

Mënyra më e mirë për t’a përballuar të nxehtin mbetet plazhi, teksa në Golem pas heqjes së një sërë çadrash e shezlonësh të privatit, qytetarët kanë mundësi të ulen “falas” në rërë.

Por sërish problem i dukshëm mbetet papastërtia e madhe që mbizotëron kudo nëpër plazhet shqiptare. Këtë të martë, në Golem kanë mbërritur dhe tregtarët e vegjël, siç edhe prezumon foto, ku po shitet dhe shalqi e ëmbëlsira të ndryshme.