Në ”pole position” për ta transferuar Ramseyn
Juventusi, raportohet, se është në ”pole position” që ta transferojë mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey, pavarsisht se në garë është edhe Paris Saint-Germain.
Sipas Calciomercato, Juventusi beson se ka shprehur entuziazmin që t’i bashkohet ”Zonjës së Vjetër” para PSG-s.
Gazeta në fjalë shpjegon se uellsiani është duke kërkuar 10 milionë euro në sezon për 3/4 vitet e ardhshme, transmeton IndeksOnline.

Tashmë, për këtë kërkesë është i vetëdijshëm kampioni i Italisë, por edhe interesimi i parisienëve është serioz.
Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici është i bindur se mund të arrijë marrëveshje me Arsenalin për ta transferuar lojtarin me parametra zero.
29-vjeçari e ka kaluar dekadën e fundit tek Arsenali, por do të largohet në fund të sezonit – pasi t’i skadojë kontrata./IndeksOnline/