75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / G T

Në prag të finales, KB Trepça prezanton basketbollistin Green

Klubi i basketbollit Trepça ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, Michael Green.

Lojtari është prezantuar me ngjyrat e klubit, duke u bërë pjesë e skuadrës mitrovicase.

Me këtë transferim, Trepça synon të forcojë ekipin dhe të jetë më konkurruese në garat e ardhshme.

Kujtojmë që klubi nga Mitrovica të mërkurën e ardhshme do të luajë finalen e Kupës së Kosovës ndaj Bashkimit.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Motion/Kujtesa./Indeksonline/