75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / AR

Në prag të javës së modës në Paris

Modelet, ikonat e pop-it dhe yjet e filmit kaluan pranë piramidave të Muzeut të Luvrit në Paris për të marrë pjesë në një darkë gala.

Të ftuar ishin këngëtarja K-pop Jisoo, reperja amerikane Doechii dhe aktorët Michelle Yeoh dhe Keira Knightley.

“Grand Diner du Louvre”, një ngjarje vjetore për mbledhjen e fondeve, u caktua këtë vit për të inauguruar një ekspozitë mbi modën dhe gjithashtu për të nisur Javen e Modes në Paris.

Fondet e mbledhura në gala do të shkojnë për projektet e restaurimit dhe programet arsimore të Luvrit.

Java e Modës në Paris zgjat deri më 11 Mars dhe do të shafaqë një përzierje të disa prej markave më të mëdha në botë duke përfshirë Chanel, Hermes, Louis Vuitton dhe Saint Laurent, si dhe etiketa më të vogla si Weinsanto.