Në prag të lindjes, Leonita shkëlqen me dukjen
Leonita njihet si bashkëshortja e njërit nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare, yllit të Arsenalit dhe Kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, shkruan Indeksonline.
Çifti po përgatitet për t’u bërë prindër për herë të parë.
Gruaja e futbollistit vazhdimisht publikon edhe përgatitjet që është duke i bërë për ardhjen e bebes në jetë.
Ajo në paraqitjen e fundit po shkëlqen me pamjen dhe duket se shtatëzënia vetëm sa ia ka shtuar bukurinë asaj.
Kujtojmë se çifti është i lidhur tash e sa kohë dhe vazhdimisht shfaqet i lumtur pranë njëri- tjetrit. /Indeksonline/

