10:48 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Në prag të Shën Valentinit, çiftet presin në radhë për të parë shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës

Darkë romantike nën dritën e qirinjve, shërbëtorë personalë dhe pamje mahnitëse nga ballkoni, në Verona. Të gjithë çiftet që duan të kalojnë një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës, tanimë kanë mundësinë ta jetojnë një eksperiencë të tillë, falë kompanisë “Airbnb”.


“Casa di Giulleta”, do të hapë dyert, më 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit.


Të gjithë të dashuruarit, që do donin të flinin në shtratin historik, që është përdorur edhe në filmin e Franco Zeffirellit për Romeon dhe Zhulietën në vitet 1960, mund të aplikojnë, duke ndarë historinë e romancës së tyre dhe të argumentojnë pse janë të ftuarit perfektë për destinacionin ikonik.

Aplikimet zhvillohen online në website-n e “Airbnb”-s dhe zgjasin deri më 3 shkurt.