15:26 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në prag të Superkupës së Kosovës, një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë (Video)

Në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës dhe inaugurimit të stadiumit “Fadil Vokrri” një pjesë e Prishtinës ka probleme me energji elektrike.

Në qendër të kryeqytetit është ndërprerë rryma pa ndonjë paralajmërim, shkruan indeksonline.

Shumë biznese janë detyruar të përdorin gjeneratorët për të vazhduar veprimtaritë e tyre.

Kujtojmë se sonte zhvillohet edhe ndeshja e Superkupës, ku do të ketë inspektim të veçantë nga UEFA.

Problemet e energjisë elektrike mund të japin pikë negative në vlerësimin e tyre. /IndeksOnline/