75 Mall Live Search
10:41 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Në prag të vdekjes çifti kurorëzojnë dashurinë e tyre në spital

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me covid-19 vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre në spital.

Ata i thanë njëri tjetrit “PO” vetëm disa momente para se dhëndri të futej në respirator pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Elizabeth Kerri, 31 vjeçe dhe partneri i saj Simos O’Bryan shkuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe, më 9 janar pasi patën një përkeqësim të shëndetit.

Kerri me profesion është infermiere, e cila i kishte treguar të gjitha planet një kolegeje, e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital.

Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Teksa personeli tentonte të siguronte lejen për martesën, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe që prej 12 janarit ai ndodhet në kujdesin intesiv.