Në prag të vendimeve të rëndësishme të PDK-së, rikthim për të mos e harruar thelbin!

Opinion nga Adnan Thaqi:
Kjo fotografi flet më shumë se mijëra fjalë. Është një dëshmi e fillesave të Partisë Demokratike të Kosovës, të dalë nga gjaku i luftës dhe nga gjiri i UÇK-së. Një djalë i ri, me uniformën e krenarisë shqiptare, vendos në mur emblemën e PDK-së, jo si një simbol partie të zakonshme, por si vazhdimësi e sakrificës, si zë i atyre që dhanë gjithçka për liri, e tani po ndërtojnë shtetin me duart e veta.

Ky mur i thyer, kjo dritare e copëtuar dhe kjo fytyrë e vendosur tregojnë realitetin e asaj kohe mes varfërisë, plagëve të luftës dhe shpresës për një të ardhme ndryshe. Nuk është thjesht një afishe, është një akt besimi. Është një zotim se sakrifica për liri nuk do të mbulohet nga harresa, por do të shndërrohet në vepër, në shtet, në institucione.
PDK nuk lindi në zyrë, ajo lindi në front, në zemrat e atyre që nuk u dorëzuan. Dhe kjo foto është dëshmia e atij fillimi historik! Kjo është PDK. Kjo është forca që nuk e ndal dot askush.
Para vendimeve, të qëndrojmë besnikë ndaj vetes, parimeve dhe vlerave, për të ardhmën e vendit, vendimet tona duhet të pasqyrojnë bindjet tona!
