Në prag të vitit të ri shkollor, Imami Labinot Maliqi u del në krah nxënëseve me mbulesë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor imami nga Prishtina, Labinot Maliqi, ka dërguar një mesazh inkurajues për të gjitha nxënëset që kanë vendosur shaminë rishtazi ose që dëshirojnë të mbulohen me vullnet të lirë.
Ai u bëri thirrje që ta bartin shaminë me krenari e dinjitet edhe në shkollë, duke theksuar se shamia me fytyrë të dukshme nuk është pengesë për arsimim, por pjesë e së drejtës themelore për lirinë e besimit dhe ndërgjegjes, raporton IndeksOnline.
“Asnjë institucion arsimor dhe asnjë staf shkollor nuk ka të drejtë t’ua mohojë vajzave të drejtën për arsimim për shkak të shamisë ku fytyra është e dukshme. Çdo veprim i tillë është i kundërligjshëm, diskriminues dhe antikushtetues”, ka shkruar në Facebook Maliqi.
Postimi i plotë: