75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 07 Mars 2024 / FR

Në Prekaz u ndezën flakadanët në ‘Natën e zjarreve’

Në mënyrë ceremoniale, pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz u ndezën flakadanët në “Natën e zjarreve” për të kujtuar luftën dhe sakrificën e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari të rënë për lirinë e Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve, po vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.