75 Mall Live Search
12:49 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Kafenetë, në Prishtinë, dhe 6 komuna të tjrea punojnë deri në orën 19:00

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë shtypi, ka thënë se gjendja në Kosovë si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është shqetësuese, më e rënda që nga pas lifta.

Derisa ai ka njoftuar për masat e reja të cilat, do të hyjnë në fuqi nga e premtja.

Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK-ja janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.

Ai ka bërë të ditur se 7 komunat: Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë-Kosova ndodhen në “Zonën e kuqe”, ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit.

Po ashtu në këtë orë do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe do të ndalohen hyre-daljet…