75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Në Prishtinë fillon dezinfektimi i autobusëve-urban

Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë dezinfektimin e autobusëve urban.

E gjithë kjo pas masave të ndërmarra sot nga Qeveria e Kosovës pasi OBSH shpalli gjendje pandemie, koronavirusin.

Anipse në Kosovë nuk është konfirmuar ende asnjë rast i infektuar me këtë virus, Qeveria ndërmori sot një sërë masash në mënyrë që të mbajmë sa më larg mundësinë e infeksionit  nga ky virus.

Tashmë i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar edhe një fotografi ku edhe po bëhet dezinfektimi i autobusëve./Indeksonline/