15:39 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Në Prishtinë gropat mbulohen me mallter!

Në rrugët e Prishtinës mund të shohësh gropa ngado që e lëviz kokën, shkruan IndesOnline.

Ato qëndrojnë më muaj të tërë të pa mbuluara.

Madje edhe rrugët që asfaltohen, dëmtohen brenda një muaji në kryeqytetin e Kosovës.

Siç duket, Komuna e Prishtinës i ka rënë në fije se si t’i “rregulloj” gropat.

Në një fotografi shihet se si një gropë “Te Kurrizi” në Dradani, është mbuluar me mallter./IndeksOnline/